Ndërlidhjet

Egjipti thuhet se ka ndërprerë marrëdhëniet ushtarake me Korenë e Veriut


Ilustrim

Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve në Korenë Jugore, ministri i mbrojtjes së Egjiptit, në një vizitë në Seul, ka njoftuar se vendi i tij ka ndërprerë marrëdhëniet ushtarake me Korenë e Veriut.

Nuk ka pasur ndonjë konfirmim të menjëhershëm të qeverisë egjiptiane rreth këtij raportimi, por ky hap pason vendimin e Shteteve të Bashkuara për të ndërprerë afro 300 milion dollarë ndihma për Egjiptin, për shkak të lidhjeve të këtij shteti me Phenjanin.

“Egjipti do të bashkëpunojë me Korenë Jugore kundër veprimeve të Koresë Veriore, të cilat kërcënojnë paqen”, është cituar kështu ministri egjiptian, Sidki Sobhi.

Ndërsa zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Tamer el- Rifai, ka thënë se ministri egjiptian, Sobhi, ka diskutuar rreth bashkëpunimit ushtarak me zyrtarët e Koresë Jugore, ai ka refuzuar të elaborojë tutje diskutimet nga vizita në Seul.

XS
SM
MD
LG