Ndërlidhjet

Djaloshi 8 vjeçar e refuzoi propozimin e Vuçiqit


Pamje e pjesës veriore të qytetit-port Rijekë në Kroaci
Pamje e pjesës veriore të qytetit-port Rijekë në Kroaci

Djaloshit tetëvjeçar nga Rijeka e Kroacisë, Tino Popoviq, i cili është shndërruar në yll të Internetit në rajon, pasi e ka refuzuar propozimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që në vend të klubit të futbollit Rijeka, të simpatizojë për “ndonjë klub më të madh si Zvezda ose Partizani”, klubi Rijeka i ka dhuruar atij fanelën me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve.

Djaloshit, i cili në mes të Beogradit i tha kategorikisht “jo” Vuçiqit, dhe i mbeti besnik klubit të tij, Rijeka, udhëheqësia e këtij klubi këtë fanelë ia ka dorëzuar të shtunën e kaluar gjatë një ndeshjeje në Rijekë.

“Nuk duhet shumë të theksohet se sa rëndësi ka ky gjest për këtë simpatizues të vogël, që është vetëm njëri nga shumë prej brezit të ri, i cili do të jetojë shumë gjatë, frymojë dhe simpatizoj për Rijekën”, thuhet në faqen në Internet të këtij klubi.

Më 24 gusht në Beograd, presidenti Vuçiq i kishte pranuar fëmijët nga tri rajone të Kroacisë, të cilët ishin pjesëmarrrës të një shkolle verore në Beograd dhe disa ditë qëndruan në Serbi.

Kur dëgjoi se tetëvjeçari Popoviq simpatizonte për Rijekën, Vuçiq iu drejtua atij duke i thënë: “Tino, ti duhet të simpatizosh për ndonjë klub tjetër më të madh e më të mirë, sikur Zvezda ose Partizani, që janë klube më të mëdha se Rijeka, Dinamo dhe Hajduku”, raporton agjencia Beta.

XS
SM
MD
LG