Ndërlidhjet

Kompania Air Berlin i anuloi afro 100 fluturime


Ilustrim
Ilustrim

Kompania Air Berlin, e cila ka shpallur falimentim, sot i ka anuluar afro 100 fluturime, pasi një numër i madh i pazakonshëm i pilotëve morën pushim mjekësor, duke e dëmtuar potencialisht përpjekjen për gjetjen e investitorëve të gatshëm për ta shpëtuar këtë kompani ajrore, që është e dyta më e madhja në Gjermani.

Air Berlin ka shpallur falimentim muajin e kaluar pasi aksionari kryesor, Etihad Airways, i ka tërhequr fondet pas disa viteve të humbjeve.

Investitorët potencialë duhet që deri më 15 të këtij muajim, të paraqesin oferta.

Afro 100 fluturime janë anuluar sot herët në mëngjes, pasi 200 pilotë të kompanisë, Air Berlin, kanë marrë pushim mjekësor.

Një burim industrial tha se Air Berlin mund t’i humbë deri në 5 milionë euro në ditë, për shkak të anulimeve të fluturimeve, raporton agjencia Reuters nga Berlini.

XS
SM
MD
LG