Ndërlidhjet

Ekuipazhi ruso-amerikan arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë


Pamje nga lansimi i raketës kozmike ruse me tre atronautë sot në mëngjes në Bajkonur të Kazakistanit
Pamje nga lansimi i raketës kozmike ruse me tre atronautë sot në mëngjes në Bajkonur të Kazakistanit

Një raketë kozmike e Rusisë me dy astronautë amerikanë dhe një rus, që janë lansuar nga baza në Bajkonur të Kazakistanit, sot ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Pamjet gjatë transmetimit direkt televiziv e tregonin raketën, Soyuz MS-06, me astronautin rus, Aleksandr Misurkin, dhe astronautët amerikanë, Mark Vande Hei dhe Joe Acaba, duke u lansuar në mëngjes në orën 3 e 17 minuta sipas kohës lokale.

Sonda hyri në orbitë nëntë minuta pas lansimit në Bajkonur, thanë zyrtarët, ndërsa është bashkuar me Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, gjashtë orë më vonë, ka thënë agjencia amerikane e kozmosit, NASA.

Kozmonautët do të qëndrojnë në gjithësi 5 muaj e gjysmë.

XS
SM
MD
LG