Ndërlidhjet

Netanyahu: Izraeli ende e kundërshton marrëveshjen atomike me Iranin


Benjamin Netanyahu gjatë një takimi të djeshëm me biznesmenët në Buenos-Ajres të Argjentinës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përsëritur kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes atomike me Iranin, të vitit 2015.

Gjatë një konference të sotme për gazetarë në Argjentinë, ku gjendet për vizitë zyrtare, Netanyahu theksoi se “pozicioni ynë është i sinqert”.

“Kjo ishte marrveshje e keqe, prandaj ose duhet të përmirësohet ose të anulohet. Ky është pozicioni i Izraelit”, tha Netanyahu.

Ai e ka akuzuar Teheranin se operon me atë që ai e ka cilësuar si “makinë terrori që e përfshinë gjithë botën, duke i operuar celulat e terrorit në shumë kontinente, përfshirë Amerikën Latine”.

Zoti Netanyahu, dje ka marrë pjesë në një ceremoni në kryeqytetin, Buenos-Ajres, në Argjentinë, për t’i përkujtuar viktimat e sulmeve me bomba në Ambasadën e Izraelit, në vitin 1992, dhe në një qendër të komunitetit hebre, në vitin 1994.

Në ambasadë ishin vrarë 29 vetë dhe plagosur 220 të tjerë, ndërsa në qendër nga eksplodimi ishin vrarë 85 vetë dhe plagosur 300 të tjerë.

XS
SM
MD
LG