Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë e paraqet Azerbajxhanin në një gjykatë evropiane


Radio Evropa e Lirë/Radio Liria ka njoftuar se e ka bërë një kërkesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), për t’i zgjidhur pretendimet e qeverisë së Azerbajxhanit, për të cilën kjo kompani mediale thotë se “i ka penguar raportimet e lajmeve brenda këtij vendi për gati tri vite”.

Në kumtesën e djeshme, Radio Evropa e Lirë tha se ankesën e saj e ka dërguar në këtë gjykatë me seli në Strasburg, në muajin qershor.

Në këtë ankesë citohen nenet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilën e ka nënshkruar edhe Azerbajxhani, ku theksohen të drejtat për proces korrekt brenda një kohe të arsyeshme dhe e drejta për mjet juridik efektiv.

Zyra e Radios Evropa e Lirë në Baku të Azerbajxhanit ishte bastisur dhe mbyllur nga agjentët shtetërorë në dhjetor të vitit 2014, lidhur me akuza për dy pretendime tatimore, për të cilat kompania thotë se janë “të pabaza”.

“Ne nuk ishim në gjendje të bëjmë çfarëdo progresi për pastrim nga këto akuza nëpërmjet sistemit gjyqësor të Azerbajxhanit”, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Thomas Kent, dhe ka shtuar se “akuzat janë të pabaza dhe pasi Azerbajxhani është nën juridiksion të ECHR-së, ne kemi vendosur ta paraqesim rastin atje”.

Radio Evropa e Lirë tha se atë që autoritetet e kanë përshkruar si hetim paralel penal, është “zvarritur, megjithqë legjislacioni në Azerbajxhaan kërkon që ai është dashur të kompletohej deri në fund të vitit 2016”.

“Ne vetëm mund të themi se ky i ashtuquajtur hetim është një ushtrim i qëllimshëm i një kaosi” të pakuptueshëm, tha zoti Kent duke theksuar se “nuk ka prova për keqbërje, por zyra jonë në Baku mbetet në gjendje të pasigurisë juridike dhe është krijuar atmosferë kërcënuese për gazetarët tonë”.

XS
SM
MD
LG