Ndërlidhjet

Finlandezja e rrëmbyer në Afganistan është liruar


Pamje e një ndërtese në Kabul që shfrytëzohej nga organizatat humanitare, e cila ishte sulmuar në muajin maj të këtij viti
Pamje e një ndërtese në Kabul që shfrytëzohej nga organizatat humanitare, e cila ishte sulmuar në muajin maj të këtij viti

Ministria e jashtme e Finlandës ka njoftuar se një punëtore humanitare, e cila ishte rrëmbyer në Afganistan, në muajin maj, është liruar.

Ministria tha sot se kjo femër ishte punëtore e një grupi humanitar suedez me emrin, Operation Mercy, në Kabul.

Ministria e bendshme e Afganistanit ka njoftuar se një femër tjetër, shtetase e Gjermanisë, që po ashtu punonte për këtë organizatë, ishte vrarë më 20 maj, kur rrëmbyesit e sulmuan ndërtesën e kësaj organizate joqeveritare në kryeqytetin Kabul.

Po ashtu, me këtë rasat, sulmuesit e kishin vrarë edhe një punëtor afgan me heqje koke.

XS
SM
MD
LG