Ndërlidhjet

Taxhikistan: Drejtori i aeroportit vdiq pas rënies nën helikopterin e presidentit


Ilustrim

Zyrtarët lokalë në pjesën jugore të Taxhikistanit kanë thënë se drejtori i një aeroporti rajonal në qytetin Khoroug, ka vdekur pasi ishte hedhur në tokë nga presioni ajror i krijuar nga helikopteri i presidentit, Emomali Rahmon, me ç’rast me kokë e kishte goditur një guri.
Disa zyrtarë lokalë, që ishin dëshmitarë në këtë incident, i thanë Radios Evropa e Lirë se drejtori i aeroporti, Dildor Maqsudshoev, dje ishte hedhur në tokë nga presioni i ajrit i krijuar nga helikopteri i presidentit, që largohej nga fshati, Yahchi Sor.

Ata thanë se zoti Rahmon posa e kishte kryer vizitën në fshat dhe po kthehej në kryeqytetin Dushanbe me helikopterin e tij kur ndodhi incidenti.

Policia rajonale i tha sot Radios Evropa e Lirë se Maqsudshoev kishte vdekur derisa transportohej në një spital lokal dhe se vdekja e tij ishte pasojë e “aksidentit”.

Por, guvernatori i rajonit Darvoz, ku ka ndodhur rasti, Saidburhon Abdurahmononzoda, më vonë e ka minimizuar rolin e helikopterit të presidentit Rahmon në këtë vdekje, duke i thënë sot Radios Evropa e Lirë se drejtori i aeroportit i moshës 60 vjeçare, kishte rënë në tokë pasi kishte probleme me zemër.

I ndjeri Maqsudshoev ishte në mesin e grupit të zyrtarëve lokalë, që e shoqëronin presidentin Rahmon gjatë vizitës së tij në qytetet dhe fshatrat në rajonin Gorno-Badakhshan.

XS
SM
MD
LG