Ndërlidhjet

Siri: Nëndetëset ruse kanë hedhur raketa kundër caqeve të IS-it


Pamje e ndërtesave të shkatërruara nga lufta në qytetin Deir al-Zour në Siri
Pamje e ndërtesave të shkatërruara nga lufta në qytetin Deir al-Zour në Siri

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se dy nëndetëse ruse në pjesën lindore të Detit Mesdhe, kanë hedhur raketa speciale kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Mëtutje, kjo ministri ka kumtuar se gjithsej 7 raketa janë lansuar sot në objekte të komandimit, pika të komunikimeve dhe në depot e armatimit dhe të municionit, në hapësirat nën kontrollin e IS-it, në pjesën juglindore të qytetit, Deir al-Zour.

Ky sulm u bë një ditë pasi konvoji i autobusëve me afro 200 luftëtarë të IS-it, të bllokuar për disa javë në shkretëtirën siriane, arriti në provincën, Deir al-Zour, që kontrollohet nga IS-i, sipas marrëveshjes për “kalim të sigurt” të cilën Shteti Islamik e ka bërë me lëvizjen Hezbollah, që mbështetet nga Irani, dhe qeverinë e Sirisë.

Deir al-Zour është hapësira e fundit nën kontroll të IS-it në Siri.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thotë se i ka tërhequr aeroplanët e tij nga kjo hapësirë me kërkesë të zyrtarëve rusë, me qëllim që forcat ruse dhe ato të qeverisë së Sirisë, të lejohen të udhëtojnë në territorin “pa konflikt”, sipas një marrëveshjeje ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës.

XS
SM
MD
LG