Ndërlidhjet

Haradinaj: Nuk ka informata zyrtare se Rikalo ka keqtrajtuar qytetarët


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një deklarate për media, ka sqaruar pozicionin e tij karshi ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo i cili i përket Listës Serbe, i përfolur në mediat lokale për përfshirje në keqtrajtimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës së vitit 1999.

“Menjëherë pas kësaj, përmes kanaleve zyrtare dhe me shkrim, kam kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e tij në aktivitetet e përmendura më sipër”, thuhet në deklaratën e Haradinajt.

“Nga përgjigjet që kam marrë, në rrugë zyrtare, nga këto tri institucione të shtetit, nuk ka asnjë të dhënë se ai ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla”, vijon deklarata.

“Si kryeministër i vendit, dua të siguroj qytetarët e Kosovës, se jo vetëm në këtë rast por edhe në çfarëdo situate të ngjashme, do të veproj sipas ligjit dhe përgjegjësive që kam”, thuhet në këtë deklaratë. 

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG