Ndërlidhjet

Nisin stërvitjet ushtarake Zapad 2017


Ilustrim
Ilustrim

Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, të cilat i kanë koduar me emrin Zapad 2017.

Këto janë ndër manovrat më të mëdha ruse prejse Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se rreth 12,700 trupa do të marrin pjesë, por NATO pret që ky numër të jetë shumë më i lartë.

Lojërat e luftës po zhvillohen në dhe përreth Bjellorusisë, duke përfshirë njësite të armatosura, luftanije dhe avionë luftarakë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka paralajëmruar se Zapad 2017 mund të përdoret për pushtim të Ukrainës.

Kievi ka rritur sigurinë në kufijtë e shtetit.

Manovrat ushtarake do të zhvillohen deri më 20 shtator.

XS
SM
MD
LG