Ndërlidhjet

BE vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë

Bruksel, 14 shtator 2017
Bruksel, 14 shtator 2017

Bashkimi Evropian ka vazhduar edhe për gjashtë muaj sanksionet kundër zyrtarëve të Rusisë dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

Ministrat e Brendshëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, gjatë takimit në Bruksel, kanë vendosur për vazhdimin e tyre deri në mars të vitit 2018.

Afati i tyre do të skadonte të premten.

Këshilli Evropian tha se vlerësimi i situatës në terren në Ukrainë “nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve”.

BE-ja ka nisur t’iu ngrijë asetet dhe t’iu ndalojë vizat personave përgjegjës për veprime kundër integritetit territorial të Ukrainës në mars të vitit 2014, pasi Rusia ka pushtuar dhe aneksuar gadishullin e Krimesë.

Sanksionet janë vazhduar çdo gjashtë muaj.

XS
SM
MD
LG