Ndërlidhjet

SHBA: Hetohen shpalljet ruse në Facebook


Zbulimi i rrjetit Facebook se rusët kishin paguar për shpallje politike në këtë rrjet social gjatë fushatës presidenciale amerikane të vitit të kaluar, ka shkaktuar aksion nga agjencia rregullatore e Shteteve të Bashkuara për praktikat gjatë fushatës.

Komisioni Zgjedhor Federal i Shteteve të Bashkuara tha dje se do ta shqyrtoj kërkesën për më tepër zbulime për atë se kush i ka postuar ato shpallje në mediat sociale dhe ka kërkuar debat publik për çështjen nëse duhet ta rishqyrtojë praktikën aktuale për përjashtimin e firmave të mediave sociale nga fushëveprimi i vet.

“Duke pasur parasysh zbulimet gjatë pak ditëve të kaluara për pagesën sekrete të mijëra shpalljeve politike nga aktorët e jashtëm, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, më nuk është e arsyeshme të ketë ndonjë dyshim se neve na duhet t’i rishikojmë dhe modernizojmë rregullat tona për Internet”, tha anëtarja demokrate e komisionit, Ellen L. Weintraub, e cila e ka shtruar këtë çështje brenda komisionit.

Ajo ka theksuar se komisioni duhet të kërkoj dëshmi publike nga rrjetet Facebook, Twitter dhe Google, për të mësuar më tepër se kush i poston shpalljet politike në rrjetet e tyre.

XS
SM
MD
LG