Ndërlidhjet

Londër: Raportohet për një eksplodim në metro


Pamje e një treni të metros së Londrës

Mediat britanike raportojnë se një kontejner i bardhë ka eksploduar në metron nëntokësore në pjesën jugperëndimore të Londrës.

Policia ka konfirmuar sot se janë përgjegjur ndaj një “incidenti” në Parsons Green Station në Londër.

Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur britanikë, ndërsa ekipet mjekësore i kanë ndihmuar të plagosurit.

Raportet e para sugjerojnë se ka pasur plagosje të shumëfishta, përfshirë raste të njerëzve që vuanin nga djegiet në fytyrë.

Agjencia Reuters i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se disa njerëz ishin lënduar nga rrëmuja e krijuar e udhëtarëve.

Zyrtarët e transportit në Londër kanë konfirmuar në rrjetin Twitter se është ndërprerë metroja në pjesën ku ka pasur eksplodim.

XS
SM
MD
LG