Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi dekretoi Enver Pecin kryetar të Gjykatës Supreme


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Enver Pecin në postin e kryetarit të Gjykatës Supreme. Dekretimi i tij është bërë në bazë të propozimit nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK).

Enver Peci u zgjodh me shumicë të votave të anëtarëve të KGjK-së, në mbledhjen e datës 9 gusht 2017.

Në fund të muajit të gusht, 2017, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,pastaj Zyra e Bashkimit Evropian dhe misioni i EULEX-it, patën reaguar ndaj mënyrës së përzgjedhjeve të bëra nga Këshilli Gjyqësor për kreun e Gjykatës Supreme dhe atë të Apelit. Ato ishin anuluar paraprakisht edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke u thirrur në mosrespektimin e procedurave.

Sidoqoftë, edhe pas përsëritjes, të njëjtit kandidatë janë përzgjedhur nga ana e Këshillit Gjyqësor.

XS
SM
MD
LG