Ndërlidhjet

Putini i shikon ushtrimet ushtarake në Rusi


Presidentët Putin (majtas) dhe Lukashenka gjatë një takimi të mëparshëm në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, planifikon ta vizitojë rajonin e Leningradit në Rusi më 18 shtator, për ta parë ushtrimin ushtarak, Zapad 2017 (Perëndimi 2017). Ky është një ushtrim i përbashkët i Rusisë dhe Bjellorusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha sot se Putin do t’i shikoj “ushtrimet strategjike” nga një pikë komanduese në rajonin Leningrad.

Nga ana tjetër, një zëdhënëse e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenka, i ka hedhur poshtë raportet se presidenti fillimisht kishte menduar t’i shikonte ushtrimet nga territori i Rusisë, por më vonë e ka ndryshuar mendjen.

Zëdhënësja e tij, Natallya Eismont, i tha sot agjencisë shtetërore të lajmeve, Belta, se Lukashenka “formalisht nuk ishte ftuar ta shikoj ushtrimin në Rusi” dhe ai këtë do ta bëjë në Bjellorusi.

XS
SM
MD
LG