Një gjykatë në Azerbajxhan ka dënuar me tetë vjet burgim një gazetar të njohur për kritika ndaj qeverisë.
Gjykata e Krimeve Serioze në qytetin Shaki ka shpallur Elcin Ismayillin fajtor për zhvatje dhe keqpërdorim të detyrës.
Ismayilli është arrestuar në muajin shkurt, pasi një zyrtar i Departamentit për Kulturë dhe Turizëm ka thënë se gazetari ka bërë përpjekje të marrë para nga ai.
Ismayilli mohon çdo keqbërje.
Avokati i tij, Elcin Sadiqov, tha se rasti është i motivuar politikisht.
Ai po ashtu tha se Ismayilli nuk do të duhej të akuzohej për shpërdëorim të zyrës, sepse nuk ka zyrë.
Qeveritë perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se qeveria e presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, e ruan pushtetin duke persekutuar mediat e pavarura, gazetarët dhe politikanët e opozitës.
Alieyev i hedh poshtë kritikat.