Ndërlidhjet

Dy gra ruse dënohen për komplotimin e një sulmi terrorist


Pamje arkivi nga Rusia

Dy gra ruse janë shpallur fajtore për komplotimin e një sulmi terrorist në një qendër tregtare në qytetin Rostov-on-Don.

Gjykata Ushtarake e rajonit të Kaukazit Verior e dënoi Tatyana Karpenkon me 14 vjet e gjysmë burgim, ndërsa Natalya Grishinan me nëntë vjet.

Përveç komplotit për sulm terrorist, Karpenko është gjetur fajtore edhe për rekrutimin e një personi për këtë qëllim dhe për blerje të paligjshme të substancave shpërthyese, ndërsa Grishina është shpallur po ashtu fajtore për posedim të paligjshëm të eksplozivëve.

Të dyja gratë kanë thënë se nuk janë fajtore.

Gjykimi i tyre ka nisur në muajin qershor.

Hetuesit kanë thënë se Karpenko dhe Grishina kanë ndarë pikëpamje të grupit militant Shteti Islamik dhe të Emiratit të Kaukazit – një organizatë militante islamike.

Prokurorët i kanë akuzuar ato për planifikimin e një sulmi nga tetori 2015 deri në shkurt 2016, si dhe për rekrutimin e Viktoria Semyonovas si sulmuese vetëvrasëse.

Sipas prokurorëve, komploti është zbuluar përpara se të ndodhte sulmi.

Semyonova është gjykuar ndaras dhe është dënuar me tre vjet burgim.

XS
SM
MD
LG