Vetëm një javë para referendumit kurd, të cilin Ankaraja e ka cilësuar si kërcënim të sigurisë kombëtare, tanket turke kanë mbajtur manovra ushtarake në kufi me Irakun.
Irani dhe Turqia i frikësohen separatizmit të popullsisë së tyre kurde, ato kanë paralajmëruar pasoja nëse referendumi vazhdon tutje.
Kryeministri turk, Binali Yildirim , tha se çdo kërcënim nga brenda ose jashtë territorit të Turqisë do të përballet me kundërsulm.
Komandat ushtarake turke kanë shpërndarë disa fotografi të tankeve në manovra.
Gjykata Supreme e Irakut paraprakisht ka urdhëruar rajonin e Kurdistanit të suspendojë votën.