Ndërlidhjet

Serbi: Në autobus ishin fshehur afro 15 mijë hapa Cialis dhe Viagra


Tabletat Viagra
Tabletat Viagra

Dogana e Serbisë ka kumtuar sot se pjesëtarët e saj i kanë konfiskuar afro 15 mijë tableta për potencë, gjatë kontrollit të një autobusi, që qarkullonte ndërmjet Herceg Novit dhe Suboticës.

Në kumtesë, mëtutje, theksohet se këto mjete stimuluese, kryesisht Cialis dhe Viagra, janë gjetur natën nga e shtuna në të dielën.

“Megjithqë shoferi dhe udhëtarët deklaruan se nuk kanë asgjë për të paraqitur, pas një kontrolli detaj të autobusit” janë gjetur të fshehura “15 mijë tableta për potencë të prodhuesve të ndryshëm”, thuhet në kumtesën e doganës, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Kundër shoferit 37 vjeçar do të bëhet fletparaqitje penale për shkak të transportit të mjeteve të palejueshme stimuluese.

XS
SM
MD
LG