Kombëtarja e Sllovenisë në basketboll i ka shkaktuar disfatë kombëtares së Serbisë dhe për të parën herë e ka fituar titullin e kamionit evropian.
Mbrëmë në Stamboll, në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian në Basketboll, Sllovenia fitoi kundër Serbisë me rezultat 93:85, megjithqë favoriti i takimit, Serbia, në një moment kishte udhëhequr me 22:20.
Lojtari i Sllovenisë, Goran Dragiq, që luan për ekipin Miami Heat në ligën NBA, ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, pasi arriti 35 pikë.
Për Serbinë, Bogdan Bogdanoviq i dha 22 kosha.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Spanja triumfoi kundër Rusisë, po ashtu, me rezultat 93:85.