Ndërlidhjet

Kazakistan: U dënua për shkak të luftës në anën e separatistëve


Pamje e ndërtesës së një gjykate në Kazakistan

Një gjykatë në pjesën verilindore të Kazakistanit e ka dënuar një person lokal, që kishte luftuar në anën e separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës, me burgim me kusht.

Autoritetet në qytetin Semei kanë njoftuar sot se personi, emri i të cilit nuk është publikuar, është dënuar për pjesëmarrje ilegale në konflikt të jashtëm të armatosur dhe për posedim ilegal të armëve të zjarrit.

Gjykata e dënoi atë me 3 vjet e gjysmë burg me kusht.

Sipas autoriteteve, ky njeri u ishte bashkuar separatistëve në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, në korrik të vitit 2016 dhe kishte luftuar kundër forcave të qeverisë së Ukrainës, deri në dhjetor të vitit 2016.

Së paku tre shtetas të tjerë të Kazakistanit janë burgosur në këtë vend për akuza të ngjashme, prej fillimit të konfliktit ndërmjet forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në prill të vitit 2014. Nga ky konflikt janë vrarë më tepër se 10 mijë vetë.

Në nëntor të vitit të kaluar, një gjykatë në qytetin veriperëndimor, Aqtobe, e dënoi njërin prej këtyre tre personave me emrin, Maksim Yermolov, me tri vjet burg.

XS
SM
MD
LG