Ndërlidhjet

Arrestohen zyrtarë të Katalonjës për planifikim të votimit për pavarësi


Pjesëtarë të policisë së Spanjës

Nga Spanja raportohet se policia i ka arrestuar 12 zyrtarë të qeverisë së Katalonjës dhe i ka bastisur ministritë rajonale në Barcleonë, që janë të invovluara në organizimin e votimit për pavarësi, i cili është i ndaluar nga autoritetet qendrore.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, tha sot se qeveria e tij është e përkushtuaar për parandalimin e votimimeve.

“Nuk ekziston shtet demokratik në botë që do ta pranoj atë që këta njerëz e planifikojnë”, tha Rajoy dhe ka kërkuar nga presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, që të veproj në harmoni me ligjet ekzistuese dhe këtë sfidë të ndarjes ta ndalë.

Por, Puigdemont tha se operacionet e policisë ishin të “paligjshme” dhe e ka akuzuar qeverinë qendrore në Madrid për “de fakto” pezullim të autonomisë së këtij rajoni dhe për imponim të gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveria e Spanjës konsideron se votimi i paraparë për 1 tetor është ilegal, ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka suspenduar legjislacionin për referendum, që ishte miratuar nga parlamenti i Katalonjës.

XS
SM
MD
LG