Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi është takuar me presidentin Trump


Donald Trump me bashkëshorten Melania së bashku me Hashim Thaçin dhe bashkëshorten e tij Lumen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar sot në rrjetin Facebook, se ai dhe bashkëshortja e tij, janë takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe me bashkëshorten e tij, Melania.

“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën”, ka shkruar zoti Thaçi.

Mëtutje, ai theksoi se “presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”.

XS
SM
MD
LG