Ndërlidhjet

Haley: SHBA-ja nuk do e braktisë marrëveshjen bërthamore me Iranin


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, ka thënë se fjalimi i presidentit amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk ka nënkuptuar se Uashingtoni po planifikon të braktisë marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Nikki Haley, tha për televizionin CBS, se retorika në fjalimin e presidentit nuk ishte “sinjal i qartë se ai ka plane të tërhiqet” nga marrëveshja, por ka treguar “haptazi se nuk është i kënaqur” me të, tha ajo.

“Shtetet e Bashkuara nuk ndihen të sigurta për shkak të kësaj marrëveshje, nëse i hedhni një sy, në njërën anë merret me zhvillimet bërthamore, por ligji amerikan kërkon nga kjo marrëveshje të fokusohet me shkeljet që po i bën Irani”, tha Haley.

Në adresimin e tij, Trump kishte thënë se kjo është “një nga marrëveshjet më të dobëta dhe më të njëanshme që ka nënshkruar ndonjëherë SHBA-ja”.

XS
SM
MD
LG