Ndërlidhjet

Uragani Maria lë Porto Rikon pa rrymë


Porto Riko
Porto Riko

Uragani Maria ka ndërprerë energjinë elektrike në gjithë ishullin Porto Riko, ku jetojnë 3.5 milionë banorë.

Abner Gomez, udhëheqës i Agjencisë për menaxhimin e katastrofave, tha se asnjë nga konsumatorët e Autoritetit të Energjisë Elektrike të Porto Rikos nuk ka rrymë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha se "përmbytje katastrofike" kanë përfshirë pjesë të ishullit.

Guvernatori i Porto Rikos, Ricardo Rossello, tha se vetëm një person është raportuar i vdekur.

Maria, e cila është dobësuar në stuhi të kategorisë dy, po lëviz nga territori amerikan drejt Republikës Domenikiane.

XS
SM
MD
LG