Ndërlidhjet

Trump i ka kritikuar lojtarët që janë gjunjëzuar gjatë himnit


Ylli basketbollistik Stephen Curry gjatë një aksioni
Ylli basketbollistik Stephen Curry gjatë një aksioni

Këshilltari i çështjeve juridike në Shtëpinë e Bardhë, Marc Short, thotë se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar lojtarët e Ligës së Futbollit Amerikan (NFL) për shkak se janë gjunjëzuar gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, meqë presidenti qëndron me amerikanët që dëshirojnë respektim të himnit.

Zoti Short i tha sot rrjetit NBC se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, beson se lojtarët e NFL-së i kanë të drejtat e tyre sipas Amandamentit të Parë të Kushtetutës amerikane, por edhe pronarët e klubeve do të duhej të kishin të drejtë për t’i shkëputur kontratat me ta, raporton agjencia AP nga Nju Jorku.

Nga ana tjetër, zoti Trump duket se do ta tërheq ftesën e tij për ekipin, Golden State Warriors, kampionin e Asociacionit Kombëtar të Basketbollit (NBA), për vizitë në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të kundërshtimit publik që Trumpit ia ka bërë ylli basketbollistik, Stephen Curry.

I pyetur se përse konsideron se presidenti Trump po nxiste tensione, këshilltari Short tha se ekipi, Golden State Warriors, kishte filluar i pari.

Sipas tij, lojtarët “ishin ata që dolën të parët...dhe filluan ta kritikojnë presidentin”.

XS
SM
MD
LG