Ndërlidhjet

Merkel fiton mandatin e katërt, nacionalistët rriten


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është rizgjedhur për mandantin e katërt, derisa nacionalistët kanë shënuar rritje historike në zgjedhjet federale.

Blloku konservator i Merkelit CDU/CSU ka fituar 33 përqind të votave, duke shënuar rezultatin më të keq në gati 70 vjet, por do të mbetet më i madhi në parlament.

Partneri aktual i koalicionit, SPD, tha se do të kalojë në opozitë, pas humbjes historike me 20.5 përqind të votave.

Partia nacionaliste AfD ka dalë e treta me 12.6 përqind të votave, duke fituar për herë të parë ulëse në parlament.

Rritja e AfD-së, parti anti-islamike e ekstremit të djathtë, ka shkaktuar protesta në Gjermani.

Dhjetëra njerëz janë mbledhur para selisë së AfD-së në Berlin, me thirrjet: "Refugjatët janë të mirëpritur".

Protesta ka pasur edhe në Frankfurt dhe Këln.

XS
SM
MD
LG