Ndërlidhjet

Ish-kryeministri pakistanez del para gjykatës anikorrupsion


Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif
Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif

Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka dalur para një gjykate antikorrupsion në Islamabad, nën akuzat për korrupsion.

Kjo ishte paraqitja e tij e parë para gjykatës, që kur ai ishte përjashtuar nga Gjykata Supreme, që pasoi një hetim se ai kishte pasuri të fshehtë financiare.

Përkrahësit e Sharif-it po brohorisnin në përkrahje të tij, brenda dhomës së gjykimit.

Gjykata ka lëshuar urdhëra për dy djemt e Sharif-it, vajzës së tij, dhëndrrit, dhe urdhëruan ata të dalin para tribunalit.

Sharif do të gjykohet me 2 tetor në lidhje me tri raste të korrupsionit kundër tij, të dorëzuara nga trupi antikorrupsion i Pakistanit.

Këshilltarët e tij, e akuzojnë Sharif-in dhe familjen e tij për shpërlarje të parave, duke përdorur pasurinë e Pakistanit për të blerë prona në Londër.

Familja e tij thonë se pronat në Londër janë fituar si investim që ata e bënë me familjen mbretërore të Katarit në vitet 1980-ta.

XS
SM
MD
LG