Ndërlidhjet

HRW akuzon Mianmarin për krime kundër njerëzimit


Logoja e organizatës, Human Rights Watch - Foto nga arkivi
Logoja e organizatës, Human Rights Watch - Foto nga arkivi

Human Rights Watch, ka thënë se Mianmari po kryen krime kundër njerëzimit në fushatën e tyre kundër myslimanëve në shtetin Rakhine.

HRW i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që t'i vendosë sanksione shtesë dhe embargo armësh Mianmarit.

Një zëdhënës i qeverisë së Mianmarit ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka ende dëshmi për këtë, dhe se qeveria është e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Mianmari, po ashtu ka hedhur poshtë akuzat e Kombeve të Bashkuara se forcat e tyre janë të përfshira në spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya.

Ata thanë se forcat e tyre po luftojnë terroristët që po sulmojnë policinë dhe ushtrinë, duke vrarë civilë dhe duke shkatërruar fshatra.

Fushata ushtarake ka zhvendosur 440 mijë refugjatë në Bangladesh, shumica nga ata janë Rohingya.

XS
SM
MD
LG