Turqia ka akuzuar liderët e rajonit kurd të Irakut, për “tradhëti” pas referendumit për pavarësi, derisa qeveria irakiane ka përjashtuar bisedimet për shkëputjen e mundshme të Kurdistanit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij në pallatin presidencial në Ankara, ka paralajmëruar kurdët e Irakut se ata do të vdesin nga uria kur Turqia do të bllokojë kalimin e kamionëve përmes kufirit.
Ai shtoi se të gjitha opsionet ekonomike dhe ushtarake po shqyrtohen, kjo si përgjegjie e referendumit kurd të mbajtur në veri të Irakut.
Rezultatet primare të referendumit tregojnë se 72 përqind e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhje, dhe 90 përqind e tyre i kanë thënë “po” pavarësisë, raporton televizioni kurd Rudaw.
Rezultatet finale të zgjedhjeve pritet të dalin me 27 shtator.