Ndërlidhjet

Pesë policë të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Sulmet në dy provinca në Afganistan kanë vrarë së paku pesë policë, kanë thënë zyrtarët afgan.

Në provincën perëndimore të Herat-it, dy policë kanë vdekur, derisa në provincën Farah, tre të tjerë janë vrarë nga bombardimet.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët në të dyja provincat kanë hedhur fajin te talebanët.

Zëdhënësi i provincës së Herat-it, Jelani Farhad, ka thënë se bashkë me dy të vdekurit nga bombardimet, tre oficerë të tjerë janë lënduar.

Policia po patrullonte zonën Ghoryan kur bomba kishte shpërthyer.

Kryengritësit talebanë kanë qenë aktiv në Herat dhe Farah, të cilët po sulmojnë forcat e sigurisë afgane në gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG