Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësim për dënimin e gazetarit të Radios Evropa e Lirë


Shtetet e Bashkuara mbrëmë kanë shprehur “shqetësim të thellë” për shkak të dënimit të gazetarit të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Mykola Semena, nga një gjykatë në Krimenë e okupuar nga Rusia.

Javën e kaluar, një gjykatë e ka dënuar gazetarin Semena, 66 vjeçar, lidhur me akuza për separatizëm, me 2 vjet e gjysmë burg me kusht dhe ndalim të aktivitetit të ardhshëm gazetaresk.

“Ky dënim ishte i bazuar në faktin se zoti Semena e ka kritikuar okupimin dhe aneksimin e Krimesë në shkrimet e tij”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve okupuese ruse për ta tërhequr dënimin e zotit Semena, ta lejojnë atë ta vazhdoj aktivitetin e tij gazetaresk, dhe ta ndalin fushatën e tyre për t’i heshtur ata që mendojnë ndryshe në Krime”, tha Nauert dhe ka shtuar se “Krimeja mbetet pjesë integrale e Ukrainës dhe Shtetet e Bashkuara mbesin fushqishëm në mbështetje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës”.

XS
SM
MD
LG