Ndërlidhjet

Trump do të vizitojë Porto Rikon


Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump, tha se do të udhëtojë në Porto Riko javën e ardhshme, për të parë nga afër shkatërrimet që ka shkaktuar uragani Maria.

"Ai ishull është goditur rëndë", tha Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Guvernatori i Porto Rikos ka bërë thirrje për ndihmë federale, duke thënë se ishulli është në prag të krizës humanitare.

Maria ka lënë së paku 13 njerëz të vdekur në këtë territor të SHBA-së, ndërsa ka shkaktuar ndërprerje të ujit, të energjisë elektrike dhe të shërbimeve telefonike.

Uragani ka goditur Porto Rikon të mërkurën e kaluar dhe ka qenë një prej stuhive më të fuqishme në këtë rajon në gati 90 vjet.

Pas kritikave se administrata e tij nuk po vepron shpejt, Trump tha se SHBA do të dërgojë ushqime, ujë dhe furnizime të tjera në Porto Riko.

"Porto Riko është shumë i rëndësishëm për mua", tha Trump.

XS
SM
MD
LG