Ndërlidhjet

Banka Botërore vazhdon mbështetjen për Kosovën


Logo e Bankës Botërore
Logo e Bankës Botërore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti të martën në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.

"Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen financiare dhënë Kosovës, duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdojë ky bashkëpunim, me fokus të veçantë për mjedisin", thuhet në njoftimin që ka lëshuar Zyra e Haradinajt.

Sipas të njëjtit, përfaqësuesit e Bankës Botërore ofruan gatishmërinë për mbështetje për projektet e reja dhe vazhdimin e projekteve aktuale që Banka Botërore ka me Zyrën e Kryeministrit.

XS
SM
MD
LG