Ndërlidhjet

Twitter i ka suspenduar profilet e lidhura me përzierjen e dyshuar ruse


Kompania Twitter i ka pezulluar afro 200 profile të lidhura me rusët dhe i ka gjetur afro 2 mijë shpallje të postuara nga grupi televiziv RT i Rusisë, në hetimet e veta për përpjekje të mundshme për ta shfrytëzuar këtë platformë të popullarizuar sociale, për të ushtruar ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Për këto hetime, zyrtarët ekzekutivë të rrjetit Twitter mbrëmë i kanë njoftuar panelet e Komitetit të Inteligjencës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Kompania më vonë ka thënë se i ka identifikuar dhe larguar 22 profile të ndërlidhura me afro 500 faqe të rrejshme të rrjetit, Facebook, ose profile të lidhura me Rusinë.

Janë zbuluar edhe 179 llogari të tjera të dyshuara, shumica prej të cilave janë suspenduaar.

Twitter tha se kompania mediale ruse, Russia Today (RT), që është e afërt me Kremlinin, i ka shpenzuar 274 mijë dollarë në shpalljet në Twitter dhe i ka promovuar 1,823 postime, që kishin synim tregun amerikan gjatë vitit zgjedhor.

XS
SM
MD
LG