Ndërlidhjet

Nënshkruhet ligji për kufirin në mes të Kirgizisë dhe Uzbekistanit


Presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambaev.

Presidenti i Kirgizisë Almazbek Atambaev, ka nënshkruar një ligj që shënon 85 përqind të kufirit 1280 kilometërsh, me Uzbekistanin.

Sipas ligjit, 1171 kilometrat e kufirit në mes të dy ish-republikave sovjetike tani konsiderohen të jenë krejtësisht të definuara.

Çështja e kufirit në mes të këtyre vendeve ka qenë problem i madh që kur ato u shpallën të pavaruara dhe Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991.

Ka pasur konflikte të shumta përgjatë kufirit, në disa raste edhe të shtëna armësh dhe forma tjera të dhunës.

Situata ka filluar të përmirësohet që nga viti i kaluar, me vdekjen e presidentit, Islam Karimov.

Pasardhësi i Karimovit, presidenti, Shavkat Mirziyoev, ka thënë se prioritet i politikës së Jashtme është përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjtë e Uzbekistanit.

XS
SM
MD
LG