Ndërlidhjet

Ambasadori i ri i SHBA-së arrin në Moskë


Jon Huntsman, amabasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Rusi.
Jon Huntsman, amabasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Rusi.

Jon Huntsman, amabasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Rusi, ka arritur në Moskë.

Zëdhënësja e ambasadës amerikane, Maria Olsen, ka mirëpritur ambasadorin dhe gruan e tij, në një postim në Twitter.

Më 3 tetor, Huntsman, në një ceremoni do t’i paraqesë kredencialet e tij te presidenti rus, Vladimir Putin.

Huntsman, 57 vjeçar, ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara, në Kinë nga viti 2009-2011, dhe ishte ambasador në Sinapor në vitet 1992 – 1993.

Emërimi i Huntsmanit nga presidenti, Donald Trump, ishte aprovuar unanimisht nga Senati i Shteteve të Bashkuara, më 28 shtator.

XS
SM
MD
LG