Ndërlidhjet

Hapet qendra për luftimin e sulmeve hibride në Evropë


Shefja për politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini.
Shefja për politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini.

Shefja për politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se Bashkimi Evropian, “nuk mund ta merrte më seriozisht se kaq çështjen e sulmeve hibride”.

Qendra, me iniciativë të Finladës, bashkon 10 vende të BE-së, bashkë me Norvegjinë dhe SHBA-në, që të fokusohen në hulumtime, trajnime dhe edukim.

Mogherini ka folur para inaugurimt të Qendrës Evropiane të Përsosmërisë për Luftimin e Sulmeve Hibride, në Helksink.

NATO dhe Bashkimi Evropian do të jenë në bordin udhëheqës, të cilën Mogherini e quajti si “ kontribut thelbësor i kapaciteteve tona si përgjigjie ndaj krizave”.

Bashkimi Evropian ka rritur kohëve të fundit aktivitetet për të luftuar krimet hibride të formave të ndryshme.

Komisioni Evropian, po ashtu ka propozuar që të themelohet edhe një agjenci për sigurinë kibernetike evropiane.

XS
SM
MD
LG