Ndërlidhjet

Ndahet nga jeta albanologu Robert Elsie


Ilustrim

Në Gjermani, sot ka ndërruar jetë Robert Elsie, albanolog kanadez, përkthyes dhe autori i shumë veprave. Elsie ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare.

Ai ishte një nga albanologët më të shquar të botës dhe disa herë pjesëmarrës në Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe.

Elsie ishte anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e ka përkujtuar Elsien, si njërin nga albanologët më të shquar.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Robert Elsie, njërit nga albanologët më të shquar të kohës sonë, studiues i gjuhës, i letërsisë, i historisë dhe të traditës shqiptare, përkthyes, hulumtues arkivash dhe dokumentesh të hershme, nga ato gjuhësore, historike, deri te zhvillimet më të reja të artit dhe të letërsisë sonë”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut, duke e konsideruar humben e tij si “të pazëvendësueshme”.

ASHAK u shprehur ngushëllimet më të sinqerta anëtarëve të familjes Elsie, miqve dhe dashamirëve të tij të shumtë në të gjitha trojet shqiptare.

Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut Robert Elsie, ASHAK do të mbajë një mbledhje përkujtimore në mjediset e Akademisë, më 4 tetor 2017.

XS
SM
MD
LG