Ndërlidhjet

Facebook: Reklamat ruse janë parë nga 10 milionë njerëz


Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg
Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg

Facebook vlerëson se 10 milionë njerëz kanë parë reklamat që kishin lidhje me Rusinë, në platformën e rrjeteve sociale, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, në vitin 2016.

Rrjeti më i madh social, ka thënë se ka dorëzuar më 2 tetor, 3000 reklama të ndikimit rus, te komiteti i Hetimeve të Kongresit, në Shtëpinë e Senatit, dhe komiteti i Senatit të Inteligjencës.

Elliot Scharge, ka thënë në një postim në blog se “shumica e reklamave kanë në fokus mesazhe përçarëse dhe politike në spektrin ideologjik, duke prekur temat e LGBT-së, çështjen e imigrimit dhe të drejtat për armë”.

Facebook ka njoftuar se do të punësojë 1000 persona që do të ndihmojnë në parandalimin e reklamave që mund të ndërhyjnë në zgjedhjet e ardhshme.

XS
SM
MD
LG