Ndërlidhjet

Spanjë: Janë marrë në pyetje dy zyrtarë policor të Katalonisë


Policia e Spanjës përballet me protestuesit katalanas.
Policia e Spanjës përballet me protestuesit katalanas.

Gjykata Kombëtare e Spanjës ka marrë në pyetje dy zyrtarë policorë katalanas dhe dy liderë të grupeve pro pavarësisë, nën hetimin se kishin organizuar kryengritjen për pavarësi.

Ky rast ka të bëjë me protestat e mbajtura me 20 deri më 21 shtator në Barcelonë, ku policia spanjolle kishte arrestuar disa zyrtarë të qeverisë së Katalonisë.

Autoritetet spanjolle kanë thënë se protestuesit kanë penguar operacionet e policisë spanjolle, dhe se policia katalanase nuk kishte vepruar mjaftueshëm për t'i zbrapsur protestuesit.

Marrja në pyetje e zyrtarëve erdhi pas krizës më të madhe politike në Spanjë kohëve të fundit.

Spanja ka dënuar referendumin për pavarësi, duke thënë se është ilegal dhe jokushtetues.

XS
SM
MD
LG