Ndërlidhjet

Lirohet gazetari uzbek pas 9 viteve në burg


Gazetari uzbek, Solijon Abdurahmonov është liruar pas nëntë viteve burgim.
Gazetari uzbek, Solijon Abdurahmonov është liruar pas nëntë viteve burgim.

Gazetari i pavarur, Solijon Abdurahmonov, është liruar pas më shumë se nëntë viteve burgim në Uzbekistan.

Abdurahmonov, 67 vjeç, pas lirimit të tij ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ai është mirënjohës për “ të gjithë ata që kanë luftuar për lirimin tim gjatë gjithë këtyre viteve”.

Abdurahmonov, ishte arrestuar nga policia pasi sipas tyre, ata gjetën substanca narkotike në makinën e tij.

Gazetari uzbek u dënua me 10 vjet burgim, që pretendohet se ishte një hakmarrje për aktivitetin e tij gazetaresk në Uzbekistan.

Abdurahmonov ishte arsyetuar duke thënë se substancat narkotike janë vendosur nga policia.

Para arrestimit të tij në vitin 2008, Abdurahmonovi, ka shkruar për të drejtat e njeriut, dhe për çështje të mjedisit që lidhen me Detin Aral. Ai ka kontribuar edhe për Radion Evropa e Lirë dhe faqen e pavarur të lajmeve Uznews.net.

XS
SM
MD
LG