Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërcënimet me bombë në Rusi


Ilustrim

Autoritetet ruse kanë thënë se kërcënimet me bombë që kanë shtyrë evakuimet masive në vend, ende po vazhdojnë.

Ata thënë se më shumë se 1.500 njerëz janë evakuar në pesë shkolla në kryeqytet, dhe objekte tjera, pas 30 kërcënimeve me bombë më 6 tetor.

Qindra mijëra njerëz janë evakuar nga shkollat, teatrot, universitetet, hotele dhe ndërtesa qeveritare në disa qytete në mbarë Rusinë, pas kërcënimeve me bombë, që kanë filluar në shtator.

Në asnjë rast nuk është gjetur ndonjë bombë. Drejtori i Sherbimit të Sigurisë Federale (FSB), Aleksandr Bortnikov, ka thënë se katër qytetar të Rusisë dyshohen për kërcënimet.

Bortnikov nuk ka dhënë emra apo motivet e kërcënimeve, të cilat u quajtën “terrorizëm telefonik” nga zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG