Ndërlidhjet

Trump ka bërë deklaratë “për qetësi para stuhisë”


Donald Trump (djathtas) dhe Jim Mattis
Donald Trump (djathtas) dhe Jim Mattis

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë komente enigmatike pas një takimi me liderët e lartë ushtarakë, duke thënë se momenti mund të jetë “i qetë para stuhisë”, por ka refuzuar të shpjegojë më hollësisht.

Këto komente ai i ka bërë mbrëmë, pas takimit me sekretarin e mbrojtjes, Jim Mattis, këshilltarin për siguri kombëtare, H.R. McMaster, dhe kryesuesin e shtamadhorisë, Joe Dunford, ku ishte diskutuar për Korenë Veriore dhe Iranin.

Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump ka folur për kërcënimin nga Koreja Veriore dhe parandalimin e Iranit nga prodhimi i armatimit atomik. Ai, po ashtu, u ka bërë presion zyrtarëve që të jenë më të shpejtë për ta furnizuar atë me “opsione ushtarake” kur kjo është e nevojshme.

Gjatë fotografimit të përbashkët, Trump u tha gazetarëve të pranishëm se “Ju djema a e dini se çka përfaqëson kjo? Ndoshta është qetësi para stuhisë”.

Gazetarët pyetën se çka do të thotë kjo, ndërsa Trump u përgjigj: “mund të jetë qetësi, qetësi para stuhisë”.

Kur reporterët pyetën se nëse po i referohej Iranit, Koresë Veriore apo grupit ekstremist, Shteti Islamik, Trump është përgjigjur shkurt, duke thënë “ju do ta gjeni”.

XS
SM
MD
LG