Ndërlidhjet

Rakiq: Lista Serbe e bashkuar në zgjedhjet lokale në Kosovë


Goran Rakiq gjatë votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë më 11 qershor të këtij viti

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale më 22 tetor në Kosovë, kjo listë do të garoj e bashkuar, pasi kjo gjë ishte kërkesa e vetme e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të sotëm me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Pas takimit në presidencën e Serbisë në Beograd, zoti Rakiq tha se Vuçiq u ka dhënë mbështetje të “parezervë” kandidatëve të Listës Serbe për kryetarë të komunave dhe asambleistë.

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Graçanicës, Sërgjan Popoviq, tha se në Kosovë ekzistojnë edhe disa lista të serbëve, të cilat “në ndonjë mënyrë” i kontrollon Prishtina.

XS
SM
MD
LG