Ndërlidhjet

Kremlini e mbrojti shitjen e raketave në A. Saudite


Mbreti Salman (majtas) dhe presidenti Putin gjatë takimit të tyre në Moskë javën e kaluar

Kremlini thotë se shitja e raketave të Rusisë në Arabinë Saudite nuk paraqet kërcënim për asnjë vend.

Mëtutje, gjatë fjalimit të mbëmshëm, duke u përgjegjur në pyetjen se nëse kjo shitje paraqet kërcënim për Iranin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se marrëveshja për furnizim me sisteme të mbrojtjes me raketa me rreze të gjatë veprimi, të tipit S-400, në Arabinë Saudite, “nuk është e drejtuar kundër asnjë vendi të tretë”.

Kjo është njëra prej shumë marrëveshjeve për armatim, që janë nënshkruar gjatë vizitës së fundit të Mbretit Salman të Arabisë Saudite në Rusi, javën e kaluar.

Vëzhguesit thonë se bisedimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me Mbretin Salman, shënojnë zbutje të raporteve ndërmjet dy vendeve, të cilat prej Luftës së Ftohtë, shpeshherë ishin të tensionuara.

Arabia Saudite është aleat shumëvjeçar i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjet e armatimit të Riadit me Moskën kanë shkaktuar shqetësim në Uashington.

XS
SM
MD
LG