Ndërlidhjet

Rusi: Putin e shkarkoi edhe një guvernator


Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vlaidmir Putin, e ka shkarkuar edhe një guvernator, i dhjeti me radhë, para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Në dekretin e publikuar sot në faqen në Internet të presidencës së Rusisë, Putin e ka pranuar dorëheqjen e guvernatorit të rajonit Ivanovo, Pavel Konkov, dhe e ka nominuar Stanislav Voskersenskyn, për ushtrues të detyrës së guvernatorit në këtë rajon.

Konkov është guvernatori i dytë i shkarkuar këtë javë.

Putini dje e shkarkoi guvernatorin e rajonit Omsk në Siberi, Viktor Nazarov, dhe e ka caktuar për ushtrues të detyrës, politikanin Aleksandar Burkov.

Deri tash janë shkarkuar 10 guvernatorë dhe në vend të tyre janë emëruar guvernatorë më të rinjë.

Në zgjedhjet e kaluara presidenciale, Kremlini është mbështetur në guvernatorët rajonalë për të siguruar mbështetje të fuqishme për Putinin.

Presidenti aktual, Vladimir Putin, konsiderohet se është favorit i pakontstueshëm dhe do ta siguroj edhe mandatin e katërt presidencial, në zgjedhjet që mbahen në mars të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG