Ndërlidhjet

Rusia proteston për “vjedhje” të flamujve, SHBA i kundërshton akuzat


Pamje e flamurit rus në ndërtesën e Konsullatës së Rusisë në San Francisko
Pamje e flamurit rus në ndërtesën e Konsullatës së Rusisë në San Francisko

Rusia ka protestuar mbrëmë te Shtetet e Bashkuara për, siç pretendon Moska, “vjedhjen” e flamujve nga konsullata e zbrazur në San Francisko, ndërsa kjo akuzë është kundërshtuar menjëherë nga Departamenti amerikan i shtetit.

Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka shkruar në rrjetin Twitter në gjuhën ruse se flamujt ishin “vjedhur” nga ndërtesa dhe ka vlerësuar se kjo ishte “ngjarja e fundit e turpshme” në serinë e ndëshkimeve reciproke diplomatike ndërmjet dy shteteve gjatë këtij viti.

“Ne kërkojmë që autoritetet amerikane t’i kthejnë simbolet tona shtetërore”, theksohet në postim.

Departamenti amerikan i shtetit i ka hedhur poshtë pohimet se flamujt janë vjedhur.

“Flamujt në ish-kapacitetet konsullare ruse në San Francisko me respekt janë ulur dhe janë depozituar me kujdes brenda secilës ndërtesë”, ka shkruar në imejlat e Departamentit amerikan të shtetit dërguar gazetarëve.

XS
SM
MD
LG