Ndërlidhjet

Zyrtarët e Turqisë dhe të SHBA-ve takohen për krizën diplomatike


Pamje e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara
Pamje e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara

Zyrtarët e Turqisë dhe të Shteteve të Bashkuara janë pajtuar për një takim, për ta zgjidhur krizën diplomatike ndërmjet tyre, pas bisedimeve “konstruktive” ndërmjet diplomatëve të tyre të lartë, tha sot zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozgad.

Mospajtimi është shkaktuar nga arrestimi i dy punonjësve lokalë të Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll për akuza për sipunim, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara, që më 8 tetor t’i suspendojnë shërbimet e vizave joimigrante për shtetasit e Turqisë.

Ankaraja është përgjigjur me masa të njejta, duke i suspenduar menjëherë vizat për shtetasit amerikanë.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me arrestimin e dy pjesëtarëve të personelit diplomatik amerikan në Turqi, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit.

Në bisedën e djeshme telefonike me ministrin e jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, Tillerson, po ashtu, ka kërkuar që qeveria e Turqisë të paraqes prova lidhur me akuzat kundër të punësuarve.

Zoti Bozdag i tha transmetuesit Haberturk se biseda ishte “shumë konstruktive” dhe se “përfaqësuesit e të dy palëve kanë vendosur të takohen dhe të punojnë së bashku”.

XS
SM
MD
LG